Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot gjatë një takimi me drejtuesit e institucionet korrektuese kanë diskutuar për sigurinë dhe trajtimin e rasteve psikiatrike në këto institucion, shkruan Fol Drejt.
“Me udhëheqësit/et, e institucioneve korrektuese, diskutuam për sigurinë, trajtimin e rasteve psikiatrike në IK, programet rehabilituese përfshirë ato invdividuale, luftimin e kontrabandës si dhe raportin e auditimit.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se në këtë takim ajo është njoftuarm me punën e tyre dhe sfidat që kanë dhe shtoi se ka ofruar mbështetjen e plotë në tejkalimin e vështirësive. /FolDrejt/