Ministria e Drejtësisë njoftoi se e numri një i këtij institucion, Albulena Haxhiu, ka diskutuar për reformën në Këshillin Prokurorial të Kosovës me përfaqësuesit e lartë të BE-së, raporton Fol Drejt.
“Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një diskutim online me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, me Shefin e Njësisë së DG NEAR për Kosovë, z. Vasilis Maragos, me Jean Petry nga DG JUST, si dhe përfaqësues të tjerë të BE-së në Prishtinë.”, shkruan në komunikatën e MD-së.
Në njoftim thuhet se diskutimi kishte për qëllim trajtimin e reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës – alternativat e mundshme si dhe hapat e mëtejmë në adresimin e kësaj reforme.
Në takim është diskutuar gjithashtu për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit për reformën në drejtësi, njëra nga nismat kryesore të këtij viti.
{Takimi u cilësua si mjaft i frytshëm dhe tashmë pas procesit diskutues dhe konsultues me partnerët strategjik, përfaqësues të KPK-së, shoqërisë civile dhe ekspertë të tjerë, reforma e tillë do të adresohet me prioritet, në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe standardet përkatëse ndërkombëtare.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/