Këtë të enjte, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ky takim vjen vetëm një ditë pas anulimit të vizitës së Trendafilovës në Gjilan, pas paralajmërimit për protestë nga Partia Socialdemokrate bashkë me veteranët e asaj zone.
Në takimin e sotëm, Haxhiu e Trendafilova diskutuan për punën e Dhomave të Specializuara, përgjegjësitë e saj, të drejtat e palëve në procedurë, rolin e Avokatit të Popullit e bashkëpunimin ndërinstitucional./KlanKosova/