Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se qeveria ka proceduar Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton Haxhiu, në këtë gjykatë do të adresohet zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.
“Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.
Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative.”, ka thënë Haxhiu./FolDrejt/