Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se institucionet në pjesën veriore të vendit janë duke funksionuar dhe se qytetarët po arrijnë t’i marrin shërbimet e nevojshme.
Siç ka thënë ajo, pas dorëheqjeve nga prokurorët dhe gjyqtarët, ministrja ka pasur takim me Këshillin Prokurorial, atë Gjyqësor dhe kryeprokurorin Besim Kelmendi, ku janë koordinuar që gjykata dhe prokuroria në pjesën veriore të funksionojnë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.
“Menjëherë pasi që kemi kuptuar se i kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët unë kam pasur takim me Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, kryeprokurorin Besim Kelmendin dhe jemi koordinuar që gjykata dhe prokuroria në veri të funksionojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor”.
“Pra, institucionet në veri të vendit janë duke vijuar, pra janë duke punuar, dhe qytetarët janë duke i marrë shërbimet e tyre”, ka thënë ministrja Haxhiu./FolDrejt/