Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në Qendrën Korrektuese të Lipjanit, ku është bërë çertifikimi i pesë grave në punimet e filigranit.
Sipas Haxhiut, çertifikimi i këtyre grave sot është dëshmi se qëllimi i rehabilitimit dhe aftësimit është një hap më shumë drejt përmbushjes së tij.
“Këto trajnime do t’ju ndihmojnë grave që të aftësohen profesionaliaht si gjatë kohës brenda në institucion, ashtu edhe pas përfundimit të dënimeve më vonë.
Gratë e dëshmojnë që janë punëtore në çfarëdo ambienti kudo që ato ndodhen”, ka thënë Haxhiu, duke e falenderuar organizatën Help për mbështetjen./FolDrejt/