Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës që u dedikohet viktimave civile të luftërave në rajon.
Kështu ka njoftuar vetë ministrja, përmes një postimi në facebook, ku ka treguar se është ftuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur (QBPZH) dhe Integra.
“Me ftesë të QBPZh dhe Integra, sot isha e pranishme në hapjen e ekspozitës që i dedikohet viktimave civile të luftërave në rajon.
Rrëfime familjarësh, fotografi varrezash masive, e vende të krimeve.
Thirrje të shumta për përkrahje e drejtësi.
34 fotografi të ekspozuara nga fotografët Atdhe Mulla, Arbnora Memeti, Nake Batev dhe Borislav Pesig”, ka shkruar Haxhiu në facebook./FolDrejt/