Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se drejtuesja e këtij institucioni, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim” nga KOMF, raporton Fol Drejt.
“Në këtë konferencë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vlerësuar punën e deritanshme në kuadër të projektit si dhe bashkëpunimin me KOMF dhe organizatat tjera, si partnerë serioz dhe mbështetës të reformës sociale dhe familjare.”, shkruan në komunikatën e MD-së.
Ministrja Haxhiu, ka përmendur punën e deritanishme në kuadër të reformës sociale me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.
Tutje, Ministrja ka potencuar se Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare është afër finalizimit dhe brenda muajit Qershor do të procedohet për miratim në Qeveri. Me miratimin e këtij ligji, do të fillojë edhe reforma tërësore në sistemin e shërbimeve sociale dhe familjare në vend.
e Drejtësisë është zotuar se do të mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me organizatat dhe partnerët tjerë për përmbylljen me sukses të reformës sociale. /FolDrejt/