Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur rreth audioincizimit të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila kur ajo ka folur me Igor Simiqin nga Lista Serbe.
Ministrja ka mohuar se Kusari-Lila ka biseduar me kriminelin Millan Radojçiq.
Sipas saj, kur Simiqi ia ka lexuar një letër të Radojçiqit, Kusari-Lilës, kjo e fundit e ka larguar nga zyra.
“Në momentin kur Simiqi ia ka lexu një letër të Radojciqit, Kusari-Lila e ka qit jashtë Simiqin. Është pre cka ka thënë Mimoza, qëllimshëm, cka ka thënë Mimoza, nuk janë bisedat nga fillimi deri në fund. Këto janë tendenca që opozita tenton të bëjë opozitë me to”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se ka të tjerë liderë qe e kanë takuar Radojçiqin, madje sipas saj i kanë shkuar edhe në shtëpi.
“Ka liderë që e kanë pritur në shtëpi, ka edhe që i kanë shku në vilë që do të konfiskohet. Ata duhet të japin llogari. Duhet të japë llogari prokuroria pse ia ka tërhequr urdhërarrestin”, ka thënë ajo.