Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër do të zhvillojë vizitë në Podujevë.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Haxhiu do të zhvillojë një tubim me gra dhe vajza në teatrin e qytetit “Avdush Hasani”.
Ky takim pritet të mbahet në orën 14:00.
Ndërkaq, në orën 15:30, Haxhiu do të bëjë vizitë në qendrën e HANDIKOS-it të kësaj komune./FolDrejt/