Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për herë të parë që nga paslufta, Kosova do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit.
Kështu ka njoftuar ajo në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Për herë të parë që nga paslufta, Republika e Kosovës do të ketë institut që do të merret me hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”.
Mirëpo, sipas deputetes nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, një institut i tillë është themeluar qysh para 11 vjetësh.