Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën ndaj familjes Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë, ku ka theksuar se institucionet do të angazhohen që drejtësia të vihet në vend, raporton Fol Drejt.
“24 vite më parë, 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu nga fshati Studime i Komunës së Vushtrrisë, në mesin e tyre 7 fëmijë, u masakruan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të kryer në Kosovë, e politikave të spastrimit etnik të Serbisë të cilat kishin në shenjestër shqiptarët.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu tha se sot ne kujtojmë të gjithë anëtarët e familjes Gërxhaliu, jetët e të cilëve u morën pamëshirshëm në një akt mizor të kryer nga forcat serbe.
“Drejtësia për anëtarët e familjes Gërxhaliu ende mungon, kriminelët janë ende të lirë ndërkaq mohimi i krimeve të kryera në Kosovë ende vazhdon. Ne do të angazhohemi përherë që të fuqizojmë institucionet në tona në sjellen e drejtësisë për të gjithë ata të cilët ranë për liri.
Lavdi!”, shtoi tutje Haxhiu. /FolDrejt/