Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njotoi se ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Agjendën për Reforma Evropiane dhe PKZ MSA, raporton Fol Drejt.
Haxhiu tha se ndonëse ftesa për raportim ishte bërë nga opozita, këta të fundit nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e Komisonit për Integrime Evropiane.
“Megjithatë para shumicës parlamentare, në përputhje me obligimet, raportova për punën e Ministrisë së Drejtësisë, përkitazi me obligimet që dalin nga Agjenda për Reformë Evropiane dhe PKZ MSA.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se ka njoftuar anëtarët e Komisionit në detaje për veprimet që ka ndërmarrë në drejtësinë penale, civile dhe administrative e po ashtu për nivelin e përmbushjes së obligimeve të institucionit që ajo drejton. /FolDrejt/