Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot do të qëndrojë në Gjakovë, në kuadër të fushatës kundër dhunës mbi baza gjinore.
Haxhiu gjatë qëndrimit të saj në Gjakovë, pritet të realizojë vizitë në disa shkolla për ta përmbyllur me një koncert filarmonik.
Në orën 13:00, Haxhiu do ta vizitojë shkollën fillore të mesme të ulët “Hamëz Cena”, për të vazhduar më pas në shkollën tjetër “Yll Morina”, në orën 14:00.
Në orën 15:00, do të bëjë vizitë në Medica dhe do ta përmbyllë vizitën e saj me pjesëmarrje në koncertin me Orkestrën Harkore, nën drejtimin e dirigjentit Chris McCracken të Britanisë së Madhe./FolDrejt/