Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në bazë të kompetencave të saj ka suspenduar nga puna përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha, raporton Fol Drejt.
Haxhiu njoftoi se ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara.
“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv”, shkroi ajo në Facebook.
Ministrja tha se nuk mund të tolerojë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale. /FolDrejt/
Vendimi i ministres: