Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me anëtarët e rinj të Komisionit për Provimin e Noterisë, raporton Fol Drejt.
“Së bashku me zëvendësin Sallahu, pritëm në takim anëtarët e rinj të Komisionit për Provimin e Noterisë.
Organizimi i Provimit të Noterisë është një proces i rëndësishëm prandaj edhe do të mbahet në përputhje me parimet e ligjshmërisë, transparencës e meritokracisë.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Ajo shtoi se ditëve në vijim do të ftojnë organizatat që të jenë pjesë e monitorimit të këtij procesi. /FolDrejt/