Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me këshilltaren politike, Vlora Limani- Hajruni, zëvendës Sekretaren e Përgjithshme, Anita Kalanderi, kanë pritur në takim informues stafin e Departamentit për Shërbime Sociale, departament ky i cili ka kaluar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Siç njofton Ministria e Drejtësisë, gjatë këtij takimi, ministrja Haxhiu është njoftuar nga afër për të arriturat, sfidat dhe problemet e Departamentit për Shërbime Sociale (DSHS) në fushën e shërbimeve sociale, transmeton Fol Drejt.
“Në fjalën e saj, ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e fuqizimit të DSHS-së në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe avancimin e kornizës ligjore për shërbimet sociale.
Ministrja Haxhiu njoftoi se tashmë është themeluar Komisioni i cili do të merret me identifikimin e nevojave, sfidave dhe problemeve në fushën e shërbimeve sociale.
Stafi i Departamentit për Shërbime Sociale që tashmë vepron në kuadër të MD-së, shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në kuadër të kompetencave të fushëveprimit të tyre për avancimin dhe ngritjen e cilësisë për shërbimet sociale”, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie./FolDrejt/