Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me përfaqësuesit e NDI, ka kanë diskutuar për bashkëpunim për fuqizimin e grave, shkruan Fol Drejt.
“Së bashku me Agnesën, sekretaren organizative të GVV dhe Anilen nga Sekretariati për Marrëdhënie Ndërkombëtare, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e organizatës NDI, Valon Kurhasani, zv.Drejtor i Zyres, Pranvera Lipovica, Drejtore e Programit dhe Nita Bicurri, Menaxhere e Programit.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se kanë diskutuar për punën dhe projektet e deritashme por me theks të veçantë për projektet e reja që kanë për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e GVV.
Ajo shtoi se mbi premisën e fuqizimit të grave, bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë sepse vizioni është i përbashkët. /FolDrejt/