Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka takuar gratë e burgosura dhe të persekutuara politike, transmeton Fol Drejt.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja, nëpërmjet një postimi në facebook.
Haxhiu ka ngritur lart kontributin e këtyre grave, duke thënë se dashuria e madhe për vendin bëri që qysh në moshën e hershme t’u bashkoheshin protestave e demonstratave kundër regjimit
“Bashkë me Arjetën u takuam me gratë e burgosura dhe të persekutuara politike.
Dashuria e madhe për vendin bëri që qysh në moshën e hershme t’i bashkoheshin protestave e demonstratave kundër regjimit. U rrahën, u burgosën por sërish qëndruan!
Gra të tilla mbesin motiv edhe në kohë paqe, sidomos për gjeneratat e reja që ta duam e të angazhohemi më shumë për vendin tonë.
I madh është kontributi i grave e vajzave para, gjatë dhe pasluftës.
Ne do të punojmë edhe më shumë që ta lartësojmë atë!”, ka shkruar Haxhiu në facebook./FolDrejt/