Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka themeluar sot një Grup të ri Punues.
Siç bën me dije vetë Haxhiu, ky grup do ta ketë përgjegjësinë e analizimit të gjendjes së Qendrave për Punë Sociale, kapacitetet njerëzore dhe profesionale të tyre dhe sfidat e nevojat që kanë.
Themelimi i këtij grupi vjen pasi që qysh nga janari i këtij viti, shërbimet që ofrojnë Qendrat për Punë Sociale kanë kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Drejtësisë./FolDrejt/