Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me Byronë Shtetëore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ajo tha se është i mirëpritur diskutimi në lidhje me të, tani që Komisioni i Venecias ka dhënë opinionin për të, përcjell Klankosova.tv.
“Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si Qeveri e mirëpresim diskutimin pas opinionit të Venecias”, u shpreh ajo.