Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot strehimoren e viktimave të dhunës në familje dhe Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicë, raporton Fol Drejt.
“Në Mitrovicë, vizitë në shtëpinë ku strehohen viktimat e dhunës në familje dhe në Qendrën për Punë Sociale.
Në kuadër të vizitave në terren, sot vizitova Strehimoren në Mitrovicë, me ç’rast u njoftuam për punën e madhe në shërbim të viktimave.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se me gjithë mbështetjen që kanë pranuar nga niveli qendror, është për keqardhje që tri komuna siç janë Mitrovica, Skënderaj dhe Vushtrria nuk i kanë përmbushur obligimet që kanë ndaj strehimores prandaj tha menjëherë do të kërkojë nga të njëjtat që t’i përmbushin obligimet që kanë.
“Po ashtu së bashku me deputeten Arjeta Fejza, vizituam Qendrën për Punë Sociale, u njoftuam nga afër me punën e tyre dhe adresuam prioritetet tona me qëllim të fuqizimit të qendrave për punë sociale.”, shtoi ajo. /FolDrejt/