Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi strehimoren “Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve në Kosovë”.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot, vizitova strehimoren “Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve në Kosovë”
U njoftova mu kushtet e punës dhe shërbimet që ofrohen.
I njoftova për planet e Ministrisë në raport me shërbimet sociale dhe financimin e qëndrueshëm për qendrat që ofrojnë strehim, mbrojtje dhe shërbime për fëmijët.
Takuam edhe fëmijët që janë të strehuar në këtë Qendër dhe u njoftuam me kërkesat dhe dëshirat e tyre dhe falenderova stafin për përkushtimin maksimal dhe serioz ndaj fëmijëve”, u shpreh Haxhiu./FolDrejt/