Deklarata e ish-presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni mund të mos mbrojë aleatët e NATO-s që nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen, është pikërisht ajo që i pëlqen të dëgjojë presidentit rus Vladimir Putin, tha sot ministrja holandeze e Mbrojtjes Kajsa Ollongren.
“Sinqerisht, unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që Putinit i pëlqen të dëgjojë. Forca jonë është uniteti ynë. Dhe nëse nuk jemi të bashkuar, kjo na bën më të dobët. Dhe ne e dimë se kjo është ajo që Putini kërkon,” tha ajo për Reuters.
Ajo kujtoi se nuk është hera e parë që Trump thotë diçka në këtë kuptim.