Mediat e huaja flasin për humbjen e pushtetit të kancelares Angela Merkel dhe kjo u pa edhe me vendosjen në krye të BE të ministres së brendshme gjermane Ursula von der Leyen, informon foldrejt.com.
Në fakt, nëna e shtatë fëmijëve Ursula von der Leyen, është bashkëpartiake me kancelaren gjermane Merkel – duke i takuar CDU, por në fakt vetë Merkel ka abstenuar në votimin e saj. Gjithashtu partia e koalicionit qeverisës në Gjermania, socialdemokratët e SPD, kanë shkuar deri aty sa kanë potencuar se janë të gatshëm të lëshojnë qeverinë.
E gjithë kjo lidhet, pasi shefja e re e BE, Ursula von der Leyen, është vendosur këtu ku është falë insistimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe presidentit francez Emanuel Macron. Pra një fitore e kampit të ndryshëm nga ajo e Merkelit dhe që shumë flasin për “fundin e BE”.
Kulturorja gjermane “Die Zeit”, shkruan se deri të martën në ora 16.04 “ne ishim gjithmonë mbështetës të BE. Kurse pas nominimit të Ursula von der Leyens, nuk e dimë sesi do jetë e ardhmja”.
Nuk bëhet fjalë për diçka personale me ministren gjermane, por mjafton të mendohet se kush qëndron pas nominimit të saj. Ngjashëm, sipas anketave ministrja e mbrojtjes në Gjermani është më pak e preferuara.