Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Përmes një postimi në facebook, Nagavci u shpreh se Holokausti “preku thellësisht vendet në të cilat u kryen krimet naziste, duke lënë traumë të pamasë kolektive për shumë hebrenj dhe duke ndryshuar historinë botërore.”
Nagavci me këtë rast nuk ka lënë pa përmendur as kontributin e shqiptarëve në strehimin e hebrenjve.
“Në kohën kur bota ishte dëshmitare e kësaj kohe të vështirë, familjet shqiptare ndihmuan dhe strehuan hebrenjtë në shtëpitë e tyre.
Ndërsa sot, detyra dhe obligimi ynë i përbashkët është që të edukojmë gjeneratat e reja, për shkaqet dhe pasojat e krimeve të tilla dhe t’i mësojmë se çka nënkupton Antisemitizmi.”, ka thënë ajo./FolDrejt/