Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se ka përmbyllur vitin 2022 me punë, rezultate dhe sfida.
Nagavci, me anë të një postimi në facebook, ka përmendur arritjet në kuadër të ministrisë që udhëheq, duke theksuar në mes tjerash projektligjet e finalizuara në qeveri, përmirësimin e infrastrukturës sekondare, ndërtimin e objekteve arsimore e përkrahjen financiare për studentët, përfshirë këtu edhe trajtimin e barabartë të nxënësve nga komunitetet.
“4 Projektligje të finalizuara dhe votuara në Qeveri
Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim
Projektligji për fëmijërinë e hershme
Projektligji për arsimin e lartë
Projektligji për tekste shkollore
Përmirësimi i infrastrukturës sekondare
Janë nxjerrë udhëzimet administrative për:
Dokumentacionin shkollor në arsimin parauniversitar.
Përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore në Kosovë
Vlerësimin e nxënësve në arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës
Ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm
Udhëzuesi “Planifikimi i ushqyerjes në institucione parashkollore në Republikën e Kosovës”.
Investime në infrastrukturë:
Ndërtimi i çerdheve, shkollave, sallave të edukatës fizike, furnizimi i shkollave me pajisje laboratorike.
Politika të reja në mbështetje të mësimdhënësve
1.7 milionë euro për mësimdhënësit në gjendje jo të mirë shëndetësore;
Ruajtja e normave për 1.600 mësimdhënës të cilëve u rrezikoheshin vendet e punës
Punësimi i 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe buxhetimi për punësimin edhe të 300 asistentëve tjerë për vitin e ardhshëm
Ofrimi i mundësive të barabarta
300 mijë euro për qendrat mësimore të fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian
350 mijë euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të vecanta
Përkrahje financiare për të rinjtë tanë
3.978 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit.
Dyfishim i buxhetit për studentët që studiojnë në fushat STEM
Rezultatet në arsimin e lartë
Rikthimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar
Rifunksionalizimi i Këshillit Kombëtar të Shkencës
Hartimi i Programit Kombëtar të Shkencës”, ka shkruar ministrja Nagavci në facebook./FolDrejt/