Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim mysafirë të veçantë.
Kështu ka njoftuar vetë ministrja Nagavci përmes një postimi në facebook, ku nuk ka hezituar ta shfaqë entuziazmin e saj pas këtij takimi, duke e shoqëruar edhe me fotografi.
“Prita në kabinet mysafirë të veçantë, nxënësit e klasës së parë të shkollës “Dardania” në Prishtinë, bashkë me mësuesen e tyre Elena Stublla, të cilët i dhanë gjallëri MASHTI-t.
Fëmijë inteligjentë, plot ide e gjallëri që më falën shumë emocione, duke shpalosur pak nga bota e tyre fëmijërore”, ka shkruar Nagavci në postimin e saj.
“Kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, fuqishëm ngrisin motivin dhe vullnetin tonë për të punuar pa u lodhur e me përkushtim që të sigurojmë arsim cilësor dhe jetë më të mirë për ta.
Ua urova Vitin e Ri dhe, përmes tyre, secilit fëmijë në Kosovë!
Shëndet, hare e mirëqenie për të gjithë fëmijët!”, është shprehur ajo tutje./FolDrejt/