Ministrja Nagavci ka qëndruar në shtetin e Izraelit, me ç’rast është takuar me përfaqësues të institucioneve arsimore të këtij vendi.
Lajmin për këto takime e ka dhënë vetë ministrja, nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Rektorë, dekanë, profesorë, drejtorë shkollash e mësimdhënës ndanë përvojat e tyre në përgatitjen e nxënësve e studentëve sidomos në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, matematikës, mjekesisë digjitale, programet specifike për vajzat/gratë në IT dhe ndërmarrësi.
Bashkë u pajtuam që të shohim mundesitë për bashkëpunim në arsimin e lartë, shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes projekteve të përbashkëta.” – ka shkruar ministrja Nagavci.
Tutje ajo ka bërë të ditur se ka takuar edhe tre nxënës nga Kosova, të cilët po vijojnë shkollimin në Izrael, teksa krejt në fund ka falenderuar edhe ambasadoren e Kosovës në Izrael, Ines Demirin, për bashkëpunim dhe organizimin e këtyre takimeve./FolDrejt/