Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich, dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tuck.
Aktualisht po mbahet një takim ku mediat u lejuan të marrin vetëm pamje, kurse pas takimit, në orën 10:00, Nagavci e Dittrich do të kenë konferencë për medie.
Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, dhe drejtori i EQAR-it, Colin Tuck gjatë ditës se djeshme janë takuar edhe me anëtarët e Komisioni Parlamentar për Arsim.
Kujtojmë që nga vitit 2018, Agjencia e Akreditimit të Kosovës është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).