“Ne nuk duhet ta mbajmë karrotën para tyre në një distancë të pakapshme”, tha Karoline Edstadler, duke shtuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE edhe për arsye sigurie.
Ministri e Austrisë për Çështjet Evropiane, Karoline Edstadtler, theksoi sot në Forumin e Sigurisë në Varshavë se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk duhet të humbasë nga fokusi.
“Ne e dinim se ishte e drejtë t’i jepnim statusin e kandidatit Ukrainës.” Por nuk duhet të harrojmë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ajo në një panel me kreun e diplomacisë kroate, Gordan Grliq Radman.