Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon.
Kështu ka thënë ajo në sallën e Kuvendit, ku po bëhet shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.
“Vitet e fundit kanë qenë sfiduese në sektorin e energjisë, kriza u përballua në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ministrja.
“Patëm një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë. Kosova mbetet shteti me çmimin e energjisë elektrike më të lirin në rajon”, ka shtuar ajo.
Tutje, Rizvanolli ka treguar se Qeveria e Kosovës i ka ndihmuar qytetarët dhe bizneset përmes subvencionimit.