Në komisionin parlamentar për Ekonomi, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rritjeje të çmimeve të energjisë elektrike me rënien e temperaturave.
Sipas ministres Rizvanolli, moti i mirë dhe ulja e kërkesës për energji elektrike kanë bërë që çmimi i energjisë elektrike të shënojë rënie të dukshme.
Rizvanolli e ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë, ndërkohë që ka kërkuar miratimin e këtij propozimi nga ana e Komisonit./FolDrejt/