Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.
“Ndava prioritetet në energji dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit dhe folëm për ide konkrete për bashkëpunim në këtë sektor”, është shprehur ministrja kosovare, përcjell KlanKosova.tv.
Sipas saj përmes këtyre sektorëve do të forcohen marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja shteteve.