Autoritetet bjelloruse kanë miratuar masa reciproke për mjetet motorike të regjistruara në Bashkimin Evropian dhe kanë ndaluar hyrjen e tyre në vend, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Transportit të Bjellorusisë.
Ndalimi i lëvizjes së mjeteve motorike (makina dhe traktorë) të regjistruara në Bashkimin Evropian përtej kufirit doganor të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik në Bjellorusi do të vendoset në mesnatën e 16 prillit 2022, deklaroi Ministria.
Përjashtim vlen për rastet kur mjete të tilla motorike lëvizin nëpër vendkalime të veçanta në vende të caktuara për transport mallrash dhe turne./FolDrejt/