Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kërkuar nga qytetarët që edhe në ditët festive të adresojnë ankesat në rast se hasin që në treg po manipulohet me çmimet.
Përmes, një postimi në rrjetin social Facebook, nga kjo ministri kanë thënë se inkurajohen qyettarët të njoftojnë menjëherë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në numrin e telefonit 0800 11000 ose në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/.