Me 61 vota PËR, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar vendimin e qeverisë për masat emergjente, për sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Në votim, nuk kishte votë kundër e as abstenim.
Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë:
Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet./FolDrejt/