Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se janë miratuar nismat për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës, transmeton Fol Drejt.
Sipas Mehajt, këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes.
“Sot në mbledhjen e 151 të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes janë aprovuar nismat për lidhjen e dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.
Këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes.
Arsimimin në akademitë dhe kolegjet ushtarake; në akademitë e luftës; në akademitë e mjekësisë ushtarake dhe nё institucione të tjera shëndetësore.”, ëshë shprehur Mehaj në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/