Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH), në mbledhjen e radhës të mbajtur të Premtën (28.08.20), miratoi propozimin për Hartën Rajonale për Ndihmën Shtetërore në RKS për periudhën 2021-2026, kërkesë që buron nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.
Sipas MSA, Kosova në tërësi, për momentin konsiderohet si një rajon A, qe në terminologjinë e hartës rajonale të ndihmës shtetërore dhe bazuar në nenin 107 (3) (a) të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFBE), nënkupton një ekonomi seriozisht të pazhvilluar, deri të paktën në prill 2021. Si rezultat, Kosovës i lejohet të shfrytëzojë limitet maksimale të ndihmës shtetërore për qëllime të aprovimit të ndihmës shtetërore për zhvillim rajonal dhe disa kategorive të tjera të ndihmës horizontale shtetërore.
Në propozimin e hartës rajonale, KNSH propozon që Kosova edhe më tutje, respektivisht gjatë periudhës 2021-2026, të trajtohet si Rajon A i vetëm respektivisht si nje ekonomi që ka BPV për kokë banori më pak se 75% të mesatares së BE-së në një nivel statistikor NNJTS II . Një kualfikim i tillë lejon që Kosova të shfrytëzojë kufijtë maksimal të ndihmës shteterore për zhvillim rajonal.
Pasi që propozimi për hartë rajonale të Kosovës për periudhën 2021-2026 të aprovohet nga Komisionin Evropian, kjo hartë do të jetë publike në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës.
Aprovimi i këtij dokumenti është një hap përpara i përafrimit të Kosovës me Bashkimin Evropian, duke përmbushur kështu kriteret e përcaktuara me MSA, dhe një sinjal i qartë i orientimin tonë për t’i respektuar obligimet ndërkombëtare të vendit tonë.