Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar një kërkesë e Ministrisë së Financave për subvencionimin e punëdhënësve të sektorit privat, shkruan Fol Drejt.
Por për ta gëzuar këtë privilegj, punëdhënësit e sektorit privat duhet ta plotësojnë një kusht, duhet t’ua rrisin pagat punëtorëve të tyre.
Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike.
“Në linjë me premtimin tonë për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha ai, ndërsa më pas, Ministri Hekuran Murati, tregoi se do të ndahen 1.5 milionë euro për zbatimin e këtij vendimi të ekzekutivit.
Ministri konstatoi se shtatëmbëdhjetëmijë punëtorë të sektorit privat kanë përfituar nga ky program subvencionimi./FolDrejt/