Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Qeveria ka miratuar koncept dokumentin për shëndetin mendor.
Siç njofton kjo Ministri, përmes këtij koncept dokumenti synohet avancimi i përkujdesjes shëndetësore të pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor, të drejtat psikiatrike, përcaktimin e qartë të detyrave dhe përgjegjësive institucionale.
“Ky koncept dokument do të na shërbejë si bazë e mirë për ta hartuar Ligjin e Ri për shëndetin mendor, një ligj të integruar, të avancuar dhe me kompetenca të qarta për institucionet zbatuese”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë./FolDrejt/