Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale.
Me 68 vota pro, dhe gjashtë abstenime u miratua ky projektligj
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë fare pjesë në seancë me arsyetimin se veteranëve po u bëhet e padrejtë.
Ndërkaq përfaqësuesit e tjerë opozitarë nuk kanë marrë pjesë në votim.
Lidhur me këtë projekligj ishte debatuar shumë kohëve të fundit.
Javën e kaluar kishte pasur protesta nga organizatat e dala nga lufta, pasi pensionet e veteranëve nuk ishin përfshirë në ligj.