Kjo masë është miratuar për të mbrojtur të ardhurat e familjeve, pasi diapazoni i përcaktuar i të ardhurave në grupet tatimore nuk ndryshon, ndërkohë që pagat priren të rriten së bashku me inflacionin.
Qeveria austriake njoftoi sot një paketë masash që do të kushtojnë gjashtë miliardë euro (6.3 miliardë dollarë) këtë vit, dhe qëllimi i të cilave është të zbusë ndikimin e rritjes së kostove të jetesës tek familjet, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Kancelari austriak Karl Nehamer tha në një konferencë për shtyp se masat përfshijnë rritjen e përfitimeve të ndryshme, si dhe eliminimin e të ashtuquajturit “progresion i taksave të ftohtë”, sipas të cilit taksapaguesit automatikisht hyjnë në një shkallë më të lartë të pagesës së tatimit mbi të ardhurat./FolDrejt/