Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) miratuan përgatitjen e draftit për marrëveshjen e parë ndërkombëtare të planifikuar për të mbrojtur më mirë botën dhe për të luftuar së bashku kundër pandemive të mundshme globale që mund të shfaqen pas COVID-19.
Në ditën e fundit të takimit të 3-të të Njësisë së Negociatave Ndërqeveritare (INB) të mbajtur në selinë e organizatës në Gjenevë, u diskutua çështja e draftit të marrëveshjes ndërkombëtare për luftën me pandeminë, e cila është ligjërisht e detyrueshme për vendet anëtare të OBSH-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë të bërë pas takimit, u njoftua se shumica e vendeve anëtare janë dakorduar për fillimin e procesit të përgatitjes së draft marrëveshjes.
Bashkëkryetari i INB, Roland Driece, theksoi se me këtë aleancë vendet anëtare dhanë një mesazh të vendosur për të vepruar më të përgatitur kundër pandemive në të ardhmen, të jenë më në bashkëpunim dhe të mësojnë më shumë nga gabimet në COVID-19.
– Teksti i draftit do të negociohet në shkurt 2023
Sipas Drieve, bashkë me vendimin do të kalojnë në procesin e përgatitjes së draftit të INB-së, duke njoftuar se në takimin e 4-t që do të mbahet më 27 shkurt 2023 do të fillojnë të negociohen nenet në draftin e marrëveshjes.
Në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të OBSH-së në dhjetor 2022, u mor vendimi për përgatitjen e një marrëveshjeje ndërkombëtare ligjërisht e detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të OBSH-së, në mënyrë që bota pas COVID-19 të mbrohet më mirë kundër pandemive globale në të ardhmen.
Teksa shumica e vendeve e shikuan pozitive këtë mendim, disa vende kryesisht SHBA-ja refuzuan mendimin e “marrëveshjes ndërkombëtare” me idenë se ajo do të dëmtojë sovranitetin kombëtar./FolDrejt/