Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Miratohet Programi për të Drejtat e Njeriut 2021 – 2025

Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka miratuar Programin për të Drejtat e Njeriut 2021-2025

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ndërtimi i një shteti me institucione demokratike funksionale është mënyra se si në demokraci materializohen të drejtat dhe liritë tona, të cilat janë bazë e një shoqërie demokratike, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të konferencës “Përgjegjësia institucionale për të drejtat e njeriut”, organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, transmeton Fol Drejt.

Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka miratuar Programin për të Drejtat e Njeriut 2021-2025, duke synuar zhvillimin socio-ekonomik të bazuar mbi largimin e pengesave ndaj përmbushjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë atyre ekonomike, që do të ndihmojnë qytetarin të punojë, konsumojë, kursejë dhe të jetojë me dinjitet e në paqe, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se pavarësisht se sa të avancuara të jenë ligjet tona, sa të pavarura e profesionale të jenë institucionet e gjykatat tona, demokracia kërkon çdoherë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë detyrimet që dalin nga njohja e çdo të drejte universale të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim, tha ai. Do të ju ndihmojmë të gjithëve, e konsiderojmë njësoj secilin dhe gjithashtu me vëmendje të veçantë që të rritet vetëdija për pakicat të të gjitha llojeve, të përmirësohet pozita e secilës kategori shoqërore dhe në veçanti e kemi shpallur vitin 2022 “Viti personave me aftësi të kufizuara’’, shtoi kryeministri.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht, kryeministri tha se do të merren parasysh promovimi, respektimi dhe garantimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të pakicave në vendimet dhe punën e Qeverisë për çdo ditë e në çdo vendim.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në hapje të konferencës “Përgjegjësia Institucionale për të Drejtat e Njeriut”:

E nderuar Drejtore Ekzekutive në Youth Intiative for Human Right në Kosovë, znj. Marigona Shabiu,

E nderuara Ministre e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu,

I nderuar Drejtor i Programit të Byrosë për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Shawn Waddoups,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe organizatave civile,

Të nderuar të pranishëm,

Mirë se ju gjej në këtë konferencë e cila na mundëson edhe njëherë të theksojmë përgjegjësinë që kanë institucionet në ruajtjen, garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

“Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, ndër to janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.” Janë këto fjalët që u shkruan në deklaratën e pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik të vitit 1776, e të cilat më vonë gjejnë shprehje në nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, e aprovuar me 10 dhjetor të vitit 1948 .

Liria, demokracia dhe zbatimi e garantimi i të drejtave të njeriut janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndërtimi i një shteti me institucione demokratike funksionale është mënyra se si në demokraci materializohen të drejtat dhe liritë tona, të cilat janë bazë e një shoqërie demokratike. Ashtu siç janë të definuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e në dokumentet ndërkombëtare të aplikueshme drejtpërdrejt në shtetin e Kosovës, këto të drejta duhen zbatuar. Për këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë e ka miratuar Programin për të Drejtat e Njeriut 2021-2025, duke synuar zhvillimin socio-ekonomik të bazuar mbi largimin e pengesave ndaj përmbushjes së të drejtave dhe lirive themelore, përfshirë atyre ekonomike, që do të ndihmojnë qytetarin të punojë, konsumojë, kursejë dhe të jetojë me dinjitet e në paqe.

Përderisa nga qeveria kërkohet në mënyrë aktive të hartojë strategji dhe të përcaktojë politika në drejtim të përmbushjes së normave kushtetuese, është obligim i gjyqësorit të sigurojë respektim të atyre. Rrjedhimisht, sinergjia ndërmjet pushteteve duhet të sigurojë atë që veç duhet trajtuar si aksiomë: respektimin dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Lidhur me këtë, Qeveria ka afirmuar përkushtimin e saj të plotë për përmbushjen e Agjendës së Kombeve të Bashkuara – 2030.

Me hartimin e Programit për të Drejtat e Njeriut, tashmë në mënyrë vullnetare, shteti i Kosovës është bërë pjesë e përpjekjeve globale që të marrë përsipër të gjitha obligimet e nevojshme për të kontribuar në zbatimin e Rezolutës 70/1 “Transformimi i botës sonë: Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm”. Në këtë program janë të përfshira disa objektiva si:

– Përmirësimi i qeverisjes, transparencës, koordinimit institucional dhe i llogaridhënies brenda institucioneve publike për të realizuar më tej të drejtat e njeriut;

– Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut;

– Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe promovimi i mirëqenies për të gjithë e

– Lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë.

Programi ynë synon të arrijë: barazinë para ligjit, respektimin dhe zbatimin në plotni të të drejtave të njeriut nga ana e institucioneve shtetërore dhe mbrojtjen nga shkelja e të drejtave të njeriut nga të tjerët, krijimin e një sistemi të qëndrueshëm institucional i cili do t’i lejojë zbatimin e të drejtave të tyre në praktikë si dhe informimin adekuat të popullsisë për të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë, ligje dhe instrumente ndërkombëtare.

Kemi një sërë programesh dhe strategjish që avancojnë të drejtat e njeriut dhe zbatimin e tyre, sikurse:

– Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024,

– Strategjia Sektoriale e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale 2018-2022, e cila synon të rrisë punësimin dhe përmirësojë e të rrisë mirëqenien sociale për grupet e rrezikuara,

– Strategjia Kombëtare për të drejtat pronësore në Kosovë dhe

– Strategjia Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2016-2020, por sigurisht që edhe të tjera, të këtilla.

Megjithatë, sado të avancuara të jenë ligjet tona, sado të pavarura e profesionale të jenë institucionet e gjykatat tona, demokracia kërkon çdoherë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

Ne vërtetë mund të flasim për liri të plotë nëse arrijmë të lirohemi nga ajo që ish Presidenti amerikan Rosevelt në vitin 1941 e quajti “freedom from fear and freedom from want” apo liri nga frika dhe nga ajo që na duhet e që na mungon – jo vetëm liri nga frika. Pra një lloj garancie për siguri njerëzore e jo vetëm siguri fizike. Sepse pas sigurisë së pavarësisë, sovranitetit e paprekshmërisë territoriale nga shtetet e huaja, na duhet mbrojtja e të drejtave civile për t’u mbrojtur nga shtypja nga brenda dhe mbrojtja e të drejtave ekonomike për të garantuar nevojat elementare. Të drejtat civile na garantojnë lirinë e shprehjes e të mediave të lira, liritë fetare e politike e të tjera që garantojnë që askush të mos persekutohet, kërcënohet apo sulmohet, vetëm pse shpreh mendimin e saj apo të tij dhe merr pjesë aktivisht në politikë.

Për qeverinë tonë, dhe orientimin tonë social demokratik, të drejtat e njeriut janë më tepër se sa liri të garantuara. Njëjtë sikurse liria që kërkon institucione demokratike për ta materializuar atë, edhe të drejtat e njeriut kërkojnë edhe të drejta ekonomike për t’i jetësuar ato. Janë këto të drejta bazike sikurse e drejta për banim, edukim, shëndetësi dhe punësim.

Të drejtat në vetvete nuk janë të mjaftueshme nëse ekonomia nuk ofron mundësi për të gjithë. Progresin tonë shoqëror e shohim të ndërlidhur ngushtë me progresin e vazhdueshëm të qytetarëve tanë pa dallim, e për ta arritur këtë duhet që të gjithëve t’u hapen rrugët e mundësive. E ne besojmë fuqishëm që shteti ka një rol për të luajtur në këtë drejtim. Prandaj edhe kemi filluar me shtesat për lehonat dhe fëmijët, dhe kemi bërë edukimin falas për të gjithë, përfshirë edhe nivelin më të lartë arsimor, atë universitar, meqenëse e drejta për edukim është e tillë vetëm kur ajo është e barabartë për të gjithë, dhe ne e dimë që pabarazia e krijuar me vite, ekziston në vendin tonë, njësoj siç jemi të vetëdijshëm për të ardhurat e vogla dhe varfëria e madhe që ekziston tek një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve tanë.

Pra, ne besojmë në universalitetin e njerëzve dhe nga ky universalitet buron barazia midis tyre, në trajtimin e tyre dhe mundësitë e tyre. Ne mund të kemi dallime e diferenca por ato kurrë nuk do të jenë ato që do të na ndajnë, përkundrazi ajo që edhe më shumë do të na bashkojë, për shkak se e përbashkëta është pikënisja dhe pikëmbërritja e një shoqërie demokratike.

Pra liri, të drejta dhe krijim të mundësive për t’i realizuar këto. Ne e shohim rolin e shtetit në ekonomi prezent deri në atë masë dhe në atë mënyrë sa të sigurojë që askush nuk e merr ligjin në duar, dhe askush nuk përdor mundësinë për t’u pasuruar e krijuar kapital në një treg të lirë si mundësi për të krijuar rregulla të lojës ashtu që të rritet hendeku i pabarazisë.

Shteti është rregullator. Tregu i lirë i cili ka mundësuar rritjen e pasurisë në vendet demokratike dhe ka nxjerrë miliarda njerëz nga varfëria në mbarë botën është vetëm falë paqes dhe lirive për të cilat ka kontribuar secili qytetar, andaj progresi duhet të ndahet në mënyrë që liria dhe të drejtat të mundësojnë mirëqenie për qytetarët.

Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë detyrimet që dalin nga njohja e çdo të drejte universale të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim. Do të ju ndihmojmë të gjithëve, e konsiderojmë njësoj secilin dhe gjithashtu me vëmendje të veçantë që të rritet vetëdija për pakicat të të gjitha llojeve, të përmirësohet pozita e secilës kategori shoqërore dhe në veçanti e kemi shpallur vitin 2022 “Viti personave me aftësi të kufizuara’’.

Ne do të kemi parasysh promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave në vendimet dhe punën e tonë për çdo ditë e në çdo vendim. Sepse ne jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht./FolDrejt/

Tags: ProgramiQeveria e Republikes se KosovesTe drejtat e Njeriut
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

A keni probleme me rruazat e shtyllës kurrizore? Ja si mund t’i kuptoni simptomat

Lajmi tjetër

Nëse ShBA-të bojkotojnë Lojërat Olimpike, Kina kërcënon me…

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM