Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar Projektligji për Anti-Doping, i cili është prezantuar nga ministri Çeku.
Të gjithë deputetët që ishin të pranishëm në sallë, 67 prej tyre gjithsej, votuan njëzëri këtë projektligj, transmeton Fol Drejt.
Çeku tha se ky projektligj parasheh rregullimin e fushës së Anti-Dopingut në sportin e Kosovës, i cili ka tre objektiva.
“Nën 1 është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, nën 2 është kujdesi i shëndetit të sportistëve në Kosovë dhe nën 3 është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në gara sportive”, është shprehur ministri Çeku.