Ministria e Drejtësisë mirëpret edhe fazën e fundit – miratimin e projektligjeve nga Kuvendi i Kosovës, për ti hapur rrugë avancimit të reformave në drejtësinë penale, respektivisht zgjerimit të standardeve të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria dhe zhvillimin institucional të agjencive përgjegjëse për zbatimin e sanksioneve penale dhe masave apo dënimeve alternative.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë reformat në mbështetje të respektimit të të drejtave të njeriut brenda institucioneve korrektuese dhe rrisë bashkëpunimin ndër-institucional për t’iu përgjigjur standardeve dhe nevojave të kohës, transmeton Fol Drejt.