Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në shtetin e Kosovës.
Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë, transmeton Fol Drejt.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar kundër katër deputetë.
“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci.
Opozita nuk e ka përkrahur as emrin e institutit dhe strukturën që përcakton ky projektligj./FolDrejt/