Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pro votuan 74 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.
Pak më parë deputetë e miratuan me 80 veta pro në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.