Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për Shtetësinë e Kosovës.
Sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ky projektligj sjell efikasitet më të madh në marrjen e nënshtetësisë kosovare.
Gjithashtu, për shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që jetojnë në Kosovë do të jetë më e lehtë marrja e nënshtetësisë.